Rreth nesh

ECOTOURALBANIA, perbehet nga nje ekip profesionistesh, dashamires  te natyres dhe te vendit te tyre. Qellimi i perbashket per zhvillimin e ekoturizmit ne Shqiperi  ka bere te mundur krijimin e nje rrjeti bashkepunetoresh si:  profesioniste ne fushen e turizmit, guida lokale, banore,  perfaqesues te pushtetit lokal si dhe OJQ kombetare e nderkombetare.

 


Objektivi yne:
Te kontribuojme sa me shume ne zhvillimin e zonave rurale, malore e bregdetare duke sensibilizuar, respektuar e mbrojtur natyren e vendit.

Te zbulojme vendet natyrore te njohura dhe te panjohura nga njeriu por ne te njejten kohe t`ju akomodojme ne shtepi mikpritese e  komode.

Filozofia jone :
Nepermjet nje fryme zhvillimi te qendrueshem, pergjegjesie dhe drejtesie, ne deshirojme te ndajme me ju pasionin per udhetimin dhe natyren.

Nepermjet kontaktit direkt me banore te zonave te ndryshme te vendit, ju do te njihni me mire shpirtin dhe traditat e shqiptarit.

Cilesia dhe shumllojshmeria kulinare e krahinave te ndryshme te Shqiperise do te plotesojne me se miri  kuadrin e njohjes se ketij vendi te mrekullueshem.