Shqiperia

Pozita gjeografike e Shqiperise.
 

 
-Shqiperia ndodhet ne pjesen perendimore te gadishullit ballkanik. Ajo shtrihet ne nje siperfaqe prej 340 km nga jugu ne veri dhe 148 km nga lindja ne perendim.
Republika e Shqiperise kufizohet ne veri me Malin e Zi, ne veri-lindje me Kosoven, ne lindje me Maqedonine dhe ne jug me Greqine. Ne perendim ajo laget nga ujrat e detit Adriatik dhe Jon. Shqiperia eshte zona me afert e Ballkanit me Italine(72 km).
-Siperfaqja e Shqiperise eshte 28 748 km² dhe popullsia e saj eshte rreth 4 milion banore.

 

 

-Nga pikpamja gjeo-fizike Shqiperia ndahet ne kater zona : zona malore veriore ose alpet shqiptare, zona malore qendrore, zona malore jugore(70% e siperfaqes se Shqiperise eshte malore) dhe ultesira perendimore( 30%). Lartesia mesatare e relievit shqiptar eshte 708 m mbi nivelin e detit ose dyfishin e mesatares se Europes.
-Shqiperia eshte mjaft e pasur ne biodiversitet si rredhoje e takimit te dy klimave asaj mesdhetare qe vjen nga perendimi dhe asaj kontinentale qe vjen nga lindja. Temperaturat minimale mund te arrijne deri ne -15° ne zonat malore dhe ato maksimale ne 40° ne zonen bregdetare. Shqiperia ka rreth 270-300 dite me diell ne vit.