Gastronomia Shqiptare

gastronomy_2_ecotour_albania-min_0.jpg mrizi_zanave_-_fishte_-_gbb_3-min_1-min.jpgNë Shqipëri ne hamë shumë perime, mish, peshk, fruta deti, te shoqëruara me salcë. Pjatat shpesh vendosen në qendër të tryezës dhe të gjithë shërbejnë veten e tyre, në të njëjtën mënyrë si në vendet e rajonit të Mesdheut! Gjithashtu, do të provoni pjatat e përbëra nga lloje të ndryshme të perimeve në varësi të rajonit ku jeni! Ne i dashurojme byreqet me hithra të Shqipërisë së Jugut, kuzhinën e rafinuar të Juglindjes, kuzhinën të frymëzuar nga Italia në qendër të Shqipërisë, peshk të freskët të sapo kapur përgjatë bregdetit dhe mish me shije hyjnore në Veri!

sea_fruits_2-min.jpgTë ngrënët në restorant

Në disa restorante në menunë që ju jepet mund të mos gjeni gjithçka që është shkruar në të, por mos u habisni, në këto raste kamarieri do t'ju ndihmojë dhe do t'ju orientojë që të bëni në porosinë tuaj. Në Shqipëri "bakshishi" siç e quajmë ne, është dicka shumë normale. Zakonisht është rreth 10% e faturës totale të vaktit apo pijeve të konsumuara, por nuk është e detyrueshme; varet nga ju nëse doni ti lini bakshish kamarierit apo jo në rast se ju ka pëlqyer shërbimi.

Nuk duhet ti humbisni këto kënaqësi shqiptare:

Koran - një lloj shumë i veçantë peshku i cili është unik sepse gjendet vetëm në Liqenin e Ohrit (Tushemisht ose Pogradec). Shija e tij është shumë i veçantë dhe mund ta gjeni të pjekur në furre ose në skarë.

Krap - është një specialitet i qytetit të Shkodrës, kryesisht gjendet në restorantet buzë liqenit të qytetit. Ky peshk është pak i vështirë për t’u ngrënë për shkak të halave, por pa dyshim që ia vlen.

Plënci dhe të brëndshmet janë një pjatë e zakonshme, nëse ju pëlqejnë mund ti gjeni nëpër restorantet me kuzhinë mishi.

Mos hezitoni të pyesni kudo që të shkoni nëse ka ndonjë "specialitet" nga qyteti ose nga restoranti, do t'jua tregojnë me kënaqësi !

Produktet artizanale janë shumë të këndshme në shije, veçanërisht kur prodhimi është organik, dhe në të vërtetë do të keni përshtypjen e rizbulimit të shijes së ushqimit! Për këtë, mos hezitoni të pyesni shitësit ambulantë që shesin produktet e tyre përgjatë rrugëve ose në trotuaret në qytet, është më mirë dhe më lirë!

drink_albania_gbb_1-min.jpgDhe çfarë pihet në Shqipëri?

raki_ecotour_albania_1-min.jpgRaki. Si në pjesën tjetër të Ballkanit ku shqiptohet në të njëjtën mënyrë. Disa njerëz e pinë atë në mëngjes me kafe, ndërsa janë duke ngrënë ose në fund të një vakti si tretës. Secili ka prodhimin e tij lokal, i cili mund të ketë përqindje të lartë alkooli, kështu që nuk ju këshillohet ta konsumoni nëse do të jeni duke ngarë makinën më pas. Rakija bëhet më shpesh nga rrushi, kumbulla, arrat në disa rajone, ose "mana" (një lloj i manit që bëhet në maj / qershor).

Verë: Vreshtaria në Shqipëri u zhvillua që nga shekulli VII para erës sonë duke u bazuar në varietetet vendase të rrushit që i kishin rezistuar epokës së akullit. Verërat e Ilirisë ishin të famshme nën Perandorinë Romake dhe nuk e humbën reputacionin e tyre deri pas pushtimit turk. Tani kantinat lokale janë në mes të një rilindjeje dhe propozojnë vizita degustimi duke ndarë me ne dhe historinë e familjeve të tyre.

Birrat shqiptare janë kryesisht birra bjonde. Për prodhimet lokale, provoni birrën Korça, Tirana, Elbar dhe birra Pejën (nga Kosova).

Konsumi i alkoolit mbetet i rrezikshëm për shëndetin tuaj dhe duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar.

Për ujin: është i pijshëm, por ne nuk rekomandojmë të pini ujë çezme në qytete të mëdha, jo sepse është cilësia e ujit e keqe, pasi nxirret direkt nga burimi, por për shkak të cilësisë së rrjetit të shpërndarjes i cili është i rrënuar dhe i cili nuk siguron ujë cilësor 100%. 

Për ujë të freskët dhe të pastër, ndaloni tek burimet që burojnë nga mali, përgjatë udhëtimit tuaj.