Kultura Shqiptare

Arkitekturë

Periudha e regjimit komunist nuk ishte gjithnjë në gjendje të ruante specifikat arkitektonike dhe kulturore të secilit qytet. Një numër i madh i shtëpive tradicionale, të karakterizuara nga gurët e tyre të dale, apo bardhësia e gëlqeres së mureve, nuk mundën t'i mbijetojnë kohërave dhe tensioneve të historisë. Berati dhe Gjirokastra akoma e dëshmojnë shumë mirë për këtë lloj arkitekture dhe janë krenaria më e madhe e shqiptarëve.

 
gjirokaster_november_2018_gbb_4-min.jpgTraditat

albanian_culture-min.jpgKostumet popullore janë të ndryshme nga rajoni në rajon. Në jug dhe në pjesën perëndimore të vendit, ne gjejmë të famshmen "fustanella", një fund i veshur nga burrat e këtyre rajoneve, mjaft i ngjashëm me fundin e bardhë të kostumit tradicional grek. Kostumet e veriut dhe pjesës malore të qendrës së vendit janë më të vështira për tu veshur, si pasojë e temperaturave të ulëta që prekin këto rajone.

Sidoqoftë, gjejmë një kapele leshi të bardhë, të quajtur "qeleshe", të veshur nga burrat në të gjithë vendin, vetëm forma mund të ndryshojë, duke shkuar nga e mprehta me majë në të sheshtë.

Gratë katolike në veri të vendit vishen në një mënyrë mjaft të veçantë, ato veshin një lloj fustani (xhubleta) që peshon 15 kg. Kjo veshje është përcjellë nga brezi në brez që nga epoka ilire.

Kostumet popullore nuk janë vetëm suvenire që i nxjerrim herë pas here nga dollapi, por janë me të vërtetë objekte të kujtesës dhe respektit për kulturën shqiptare dhe për vlerën simbolike dhe identitare që kjo i jep personit që mban këto veshje. këtë kostum. Me rastin e ceremonive të ndryshme familjare, të rinjtë kanë shumë dëshirë të veshin këto kostume të cilat janë krenaria e familjeve dhe e gjithë komunitetit.

tradition_albania-min.jpgKëngët popullore shqiptare janë pjesë e thesarit folklorik kombëtar. Veriu i vendit karakterizohet më tepër nga këngët legjendare kushtuar heronjve. Këto këngë shoqërohen nga një instrument i veçantë me një tel të vetëm të quajtur "Lahuta". Këngët isopolifonike nga rajoni i Laberisë në jug të vendit janë regjistruar në Unesco. Ka ngjashmëri të këtyre këngëve me ato të Korsikës dhe Sardenjës.