Statuti i Ecotour Albania

Shqiperia eshte nje vend shume pak i njohur ne Evrope, pavaresisht historise dhe trashegimise kulturore, qe e karakterizon. Ndyshe i quajtur “vendi i shqiponjave”, apo “ura qe lidh Lindjen me Perendimin”, Shqiperia i ka dhene shume historise dhe kultures evropiane qe nga lashtesia deri ne ditet e sotme.
Historia e Shqiperise eshte mjaft e turbulluar. Pozicioni gjeografik mjfat strategjik, duke qene i favorshem per Shqiperine, pasi shume qyteterime e kane pasuruar kulturen e saj, dhe  gjithashtu i pafavorshem ne te njejten kohe, sepse keto qyteterime vinin me shume si pushtuese.
Ne fillim te viteve 90, ky vend del nga nje diktature e gjate komuniste dhe merr rrugen e tij drejt demokratizimit. Turizmi, qe konsiderohej ne periudhen komuniste si nje “problem i shoqerise”, merr rendesine e tij sot, duke u shnderruar ne nje nga deget kryesore te ekonomise shqiptare.

Turizmi ka kontribuar pozitivisht me shume se deget e tjera te zhvillimit te shoqerive ne fushat ekonomike, kulturore dhe sociale, por ky fenoment mund te rezultoje majft i rrezikshem nese kuptohet dhe zbatohet ne nje menyre te papergjegjshme.

Per keto arsye nje grup te rinjsh shqiptare te shkolluar ne fushat e zhvillimit dhe komunikimit turistik paten idene te krijonin nje agjensi te orientuar drejt turizmit alternativ, i tille si ekoturizmi, turizmi i pergjegjshem, i qendrueshem dhe social.
 
Ecotour Albania merr persiper t’ju ofroje udhetime te hartuara ne nje menyre te pergjegjshme, me qellim qe ju te ndiheni aktore dhe te shkembeni me aktoret e tjere, sic jane banore, shoqata ndryshme joqeveritare kombetare apo nderkombetare, hotele dhe restorante, qe ndajne te njejtat pikepamje si tonat.

Per kete arsye ne ju keshillojme:

1. Te informoheni mbi kulturen e vendit tone nepermjet internetit, guidave turistike, etj.
- Lini bakshishe ne raport me koston e jeteses ne Shqiperi.

2. Zbuloni vendin tone dhe mbroni ambjentin.
- Gjeste te vogla te zakonshme mund te rezultojne ndikues te medhenj ne mbrojtjen e mjedisit.
- Kursejeni elektricitetin neper hotele dhe neper vendet e tjera te strehimit.
- Evitoni, nese eshte e mundur, te merrni apo te bleni qese plastike dhe materiali jo-organik gjate udhetimeve tuaja, pasi Shqiperia ka probleme me perpunimin e mbeturinave.

3. Respektoni kulturen lokale shqiptare.
- Mesoni ndonje fjali ne gjuhen shqipe, kjo do t’ju lejoje te krijoni lidhje me mikpritesit.
- Respektoni Trashegimin Kulturore.
- Mundohuni te kerkoni leje para se te beni foto, dhe nese eshte e mundur ti dergoni ato kur te ktheheni ne vendin tuaj.
- Zhveshja nuk eshte e lejuar ne vendet publike ne Shqiperi, te tille si: plazhet, lumenjte dhe ne afersi te zonave te banuara.

4.  Stimuloni ekonomine lokale.
- Privilegjoni atizanatin lokal per te mbeshtetur mjeshterine dhe ekonomine e rajonit.
- Hani produkte  lokale, sepse jane shume te shijshme dhe do te keni mundesine te perfitoni nga recetat e mira. Ju do te jepni kontributin tuaj ne jetegjatesine e dijeve gastronomike te zonave rurale.


5. Ndani pervojen tuaj me te tjeret, kur te ktheheni ne aventuren tuaj.
- Ndajeni kete pervoje me te afermit tuaj, miqte apo te njohurit.
- Beni nje permbledhje te te mirave qe moret nga ky udhetim.
- Mendohuni nese ky lloj udhetimi ju pershtatet dhe nese keni luajtur nje rol ne zhvillimin e qendrueshem te Shqiperise.


Te udhetosh ne menyre te pergjegjshme eshte te udhetosh ne menyre humanitare.
Bota e sotme ka nevoje me shume se kurre per asketin humanitar te qenies njerezore.

Roland Palushi