Albania

Easter Paque Pasqua Ostern Ecotour Albania

Pashkët e Shqipërisë

easter_shq.jpg

  Njihemi si një vend me harmoni fetare dhe si të tillë, ne festojmë dhe nderojmë çdo festë të shenjtë në kalendarin tonë qoftë ajo e krishterë, muslimane, ortodokse apo bektashiane. Disa ditë më parë në 22 mars, shqiptarët mirëpritën ditën e parë të pranverës ose ndyshe njohur si Novruzi, ditë e cila shënon dhe fillimin e Vitit të Ri Persian. Interesant është fakti se kjo festë vjen një javë pasi ne festuam Ditën Pagane të Verës në 14 mars. Dukshëm, ne i dashurojmë festat apo jo?!
Për të vijuar më tej, në 4 prill ne do të jemi duke lyer vezë në ngjyra të ndryshme, do i dekorojmë ato dhe do ti gjejmë se ku i kemi fshehur me qëllim festimin e ringjalljes së Jezu Krishtit. Katolikët shqiptarë do të vizitojnë Katedralen e Shën Palit të Tiranës për të bërë nderimet e duhura. Kjo ditë do të festohet edhe në shumë kisha të tjera në të gjithë vendin. Katolicizmi është feja e dytë më e madhe në Shqipëri dhe festimi i pashkëve përqëndrohet kryesisht në qytete si Tirana, Durrësi, Shkodra, Lezha e Mirdita.
Ndërkohë që Katolicizmi përdor kalendarin Gregorian, Ortodoksia ka përqafuar atë Julian e për rrjedhojë, pashkët ortodokse festohen në një ditë tjetër nga ato katolike. Duke qenë se feja ortodokse është e treta fe më e përhapur në Shqipëri, edhe pashkët ortodokse janë një festë kombëtare për ne. Këtë vit, Pashkët do të vijnë në datë 2 maj, një muaj pas atyre katolike. Në Tiranë, festimi dhe mesha kryesore do të mbahen në Katedralen Ortodokse ndërkohë që në jug dhe juglindje të vendit, pashkët do të festohen në Katedralen e Korçës e në kishat e Gjirokastrës e Beratit po ashtu.
Megjithatë, festimet do të përmbajnë në pjesën më të madhe të njëjtat rituale. Vezët e lyera në të kuqe janë një symbol i kësaj dite, bashkë me ato të ngjyrosura në ngjyra të tjera dhe të dekoruara. Thyerja e vezëve me njëra tjetrën apo loja e fshehjes së tyre, mishi i qingjit, lepurushët e pashkëve, buka, dhuratat dhe dreka në familje janë pjesa interesante dhe kryefjala e festimit të pashkëve në vendin tonë.  Mbi të gjitha, pashkët janë festat e ringjalljes dhe jetës së re dhe qëllimi kryesor i tyre është të bashkojnë njerëzit.

Gëzuar Pashkët !

 

© Ecotour Albania

Gjashtë pijet më të konsumuara në Shqipëri

Raki :

Kjo është pija tradicionale shqiptare dhe është gjithashtu pija alkoolike më e konsumuar në Shqipëri. Rakia mund të prodhohet nga pothuajse çdo frut. Kjo pije mund të konsumohet para ose pas ngrënies dhe ndonjëherë edhe në mëngjes ndërsa pini një kafe. Rakia më i njohur është ajo e Skraparit. Në rajone të caktuara si Korça, Pogradeci ose Dibra rakia e kumbullës është shumë e famshme. Në rajonet e jugut si Erseke ose Leskovik, ata prodhojnë raki nga manaferrat.

 

large_cafe_con_leche.jpgKafe 

Kafeja është shumë e rëndësishme për shqiptarët dhe për stilin e jetës së tyre. Gjëndet në bare, në vend të zyrave, ku mbyllen dhe shumë marrëveshje. Kafeja mund të pihet edhe në shtëpi, por aty shërbehet si kafe turke. Ndërsa në lokale ekspresi italian është më i shpeshtë. Konsumohet gjatë gjithë ditës.

 

 

 

 

large_glass-of-beer-412029_1280.jpgBirra :

Konsumi i birrës është gjithashtu shumë i madh në Shqipëri. Janë disa birra të prodhuara në Shqipëri si: Tirana, një birrë bjonde me shije të ëmbël, Elbar dhe më e mira nga të gjitha, Korça, prodhuar në qytet me të njëjtin emër. Këto birra mund të gjenden lehtësisht kudo në të gjithë vendin, si gjithashtu edhe birra të importuara.

 

 

 

 

large_vin.jpgVerë :

Pavarësisht nëse zgjedhja juaj është e bardhë apo e kuqe, nuk do të zhgënjeheni. Më të mirat janë merlot dhe kabernet, dhe gjithashtu disa verëra të prodhuara nga rrushi vendas siç janë verërat e Korçës dhe Shkodrës. Në fshatra është e zakonshme që familjet prodhojnë verën e tyre. Edhe pse kjo verë është e hidhur, adhuruesit e prodhimeve origjinale do të kënaqen.

 

 

 

large_boza.jpgBozë :

Kjo pije ka 4 përbërës: miell misri dhe gruri, sheqer dhe ujë. Boza shqiptare është paksa e ndryshme nga boza turke, bullgare ose maqedonase.

 

 

 

 

large_dhalle.jpgDhallë :

 Mund të konsiderohet gjithashtu si kos i lëngshëm i kripur. Kryesisht konsumohet gjatë verës.

 

Pavarësisht nëse janë duke pirë raki, verë apo birrë, zakonisht shqiptarët bëjnë një dolli dhe thonë "Gezuar".