Tirana

Easter Paque Pasqua Ostern Ecotour Albania

Pashkët e Shqipërisë

easter_shq.jpg

  Njihemi si një vend me harmoni fetare dhe si të tillë, ne festojmë dhe nderojmë çdo festë të shenjtë në kalendarin tonë qoftë ajo e krishterë, muslimane, ortodokse apo bektashiane. Disa ditë më parë në 22 mars, shqiptarët mirëpritën ditën e parë të pranverës ose ndyshe njohur si Novruzi, ditë e cila shënon dhe fillimin e Vitit të Ri Persian. Interesant është fakti se kjo festë vjen një javë pasi ne festuam Ditën Pagane të Verës në 14 mars. Dukshëm, ne i dashurojmë festat apo jo?!
Për të vijuar më tej, në 4 prill ne do të jemi duke lyer vezë në ngjyra të ndryshme, do i dekorojmë ato dhe do ti gjejmë se ku i kemi fshehur me qëllim festimin e ringjalljes së Jezu Krishtit. Katolikët shqiptarë do të vizitojnë Katedralen e Shën Palit të Tiranës për të bërë nderimet e duhura. Kjo ditë do të festohet edhe në shumë kisha të tjera në të gjithë vendin. Katolicizmi është feja e dytë më e madhe në Shqipëri dhe festimi i pashkëve përqëndrohet kryesisht në qytete si Tirana, Durrësi, Shkodra, Lezha e Mirdita.
Ndërkohë që Katolicizmi përdor kalendarin Gregorian, Ortodoksia ka përqafuar atë Julian e për rrjedhojë, pashkët ortodokse festohen në një ditë tjetër nga ato katolike. Duke qenë se feja ortodokse është e treta fe më e përhapur në Shqipëri, edhe pashkët ortodokse janë një festë kombëtare për ne. Këtë vit, Pashkët do të vijnë në datë 2 maj, një muaj pas atyre katolike. Në Tiranë, festimi dhe mesha kryesore do të mbahen në Katedralen Ortodokse ndërkohë që në jug dhe juglindje të vendit, pashkët do të festohen në Katedralen e Korçës e në kishat e Gjirokastrës e Beratit po ashtu.
Megjithatë, festimet do të përmbajnë në pjesën më të madhe të njëjtat rituale. Vezët e lyera në të kuqe janë një symbol i kësaj dite, bashkë me ato të ngjyrosura në ngjyra të tjera dhe të dekoruara. Thyerja e vezëve me njëra tjetrën apo loja e fshehjes së tyre, mishi i qingjit, lepurushët e pashkëve, buka, dhuratat dhe dreka në familje janë pjesa interesante dhe kryefjala e festimit të pashkëve në vendin tonë.  Mbi të gjitha, pashkët janë festat e ringjalljes dhe jetës së re dhe qëllimi kryesor i tyre është të bashkojnë njerëzit.

Gëzuar Pashkët !

 

© Ecotour Albania